- 069 608 6676
- E hene - E shtune: 9:00 - 19:00
Home » Rreth Nesh
Omnia Dental Clinic është një klinikë dentare moderne, e përkushtuar ndaj shëndetit oral dhe estetikës së buzëqeshjes. Me një ekip mjekësh të kualifikuar dhe një qasje të orientuar drejt pacientit, ne ofrojmë trajtime dentare të personalizuara, të ndërtuara mbi profesionalizëm, siguri dhe kujdes maksimal.
Në klinikën tonë kombinojmë teknologjinë bashkëkohore me eksperiencën klinike për të garantuar trajtime të sakta, efektive dhe rezultate afatgjata. Çdo pacient trajtohet me vëmendje të veçantë, transparencë dhe respekt, në një ambient të rehatshëm dhe të sterilizuar sipas standardeve më të larta.
Misioni ynë është të krijojmë buzëqeshje të shëndetshme, funksionale dhe natyrale, duke ndërtuar një marrëdhënie besimi që fillon që në vizitën e parë.
Klinika jonë ofron një gamë të gjerë shërbimesh dentare që synojnë të sigurojnë buzëqeshje të ndritshme dhe shëndet optimal dentar për çdo pacient.
Dr. Redona Collaku
Ka mbaruar studimet universitare prane Fakultetit te Mjekesise Dentare, Universiteti I Mjekesise Tirane ne vitin 2016 me rezultate te shkelqyera. Gjate periudhes kohore 2019-2023 Ka kryer specializim afatgjate 4 vjecar ne Kirurgji Orale dhe Maksilofaciale prane Spitalit Francez , QSUT ku ka spikatur per pasionin e saj ne nderhyrjet kirurgjikale si dhe kryerjen e sherbimeve 24ore prane Urgjences se Spitalit. Gjate
experiences se saj 10 vjecare ne fushen e stomatologjise ka realizuar trajnime te shumeta ne te gjitha disiplinat dentare. Dr Redona karakterizohet nga nje qasje korrekte ,etike e larte profesionale si dhe kujdes ndaj detajeve duke vene pacientin ne qender te fokusit te saj te punes pa bere kompromis me cilesine.
Çertifikime
• Maj 2015- Konferencë „Inovacione ne Dentistri Restorative”
• Maj 2016- Leksione endodontike, Prof.Gianluca Gambarini
• Qershor 2016- Konferenca Kirurgjisë OMF ”Reconstructive Surgery of Bone and soft tissue in OMF region” , Tiranë
• Shkurt 2018 – Trajnim Mikroendodontia, Italian Dental Education
• Maj 2018 – Konferencë Ivoclar Vivadent ”Kompetence ne estetike”
• Tetor 2019- Konferenca Kirurgjisë Maksilofaciale Struge , referim me teme „Kirurgjia Endodontike tradicionale vs mikrokirurgjia” • Dhjetor 2021 – Konferencë Ivoclar Vivadent „Effikasiteti ne dentistrine digitale”
• Qershor 2022- Kongresi 5të Ballkanik i Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaicale,Tiranë
• Korrik 2022 – 22nd International EUREGIO Course for Implantology, EACMF ,Aachen Gjermani
• Tetor 2022 – CRANIO-MAXILLOFACIAL OPERATIVE SURGERY CADAVER WORKSHOP WEST MIDLANDS SURGICAL TRAINING CENTRE, UK
Publikime
Journal of Medical and Dental Science Research (JMDSR) “Biofunctional Prosthetic System in Albania”
International Journal of Oral & Maxillofacial Surgery , Synovial Cyst of TMJ: Case Report Dr. Kristina Sevo Diplomuar prane Fakultetitt e Mjekesise Dentare, Universiteti I Mjekesise Tirane ne vitin 2016. Ka realizuar specializim Ortodonci prane Universitetit “Zoja e Keshillitt e
Mire” ne vitin 2022 si dhe trajnime te shumta afatshkurter ne kete disipline. E fokusuar ne sherbimet ortodontike prane klinikes tone por jo vetem, ajo ofron nje qasje te ngrohte empatike ndaj cdo pacienti duke realizuar nje plan te personalizuar trajtimi duke perfshire te gjitha trajtimet dentare.
Kujdes dentar me cilësi të lartë falë përvojës sonë të gjerë dhe trajnimit të vazhdueshëm.
Trajtime efektive dhe të rehatshme falë përdorimit të teknologjive moderne.
Një ambient i ngrohtë dhe mikpritës që i bën pacientët të ndihen rehat.
Zgjidhje të personalizuara për nevojat unike të secilit pacient.
Ne integrojmë shëndetin dentar me mirëqenien e përgjithshme të pacientit.
Ne garantojmë një përvojë pozitive në çdo vizitë. Kënaqësia e pacientit është përparësia jonë.